Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar me liderin korano-verior, Kim Jong-un në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.
Dy liderët rrokën duart me njëri-tjetrin në atë që është takimi i dytë i tyre si pjesë e një marrëveshje për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut dhe denuklearizimit të gadishullit korean.
“Kim Jong-un dhe unë do të përpiqemi shumë për të aritur një marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriu dhe shndërrimin e këtij vendi në një fuqi ekonomike.” – shkroi Trump në një postim tijin në “Twitter”.
Donalt Trump ka sinjalizuar se do jetë më elastik në kërkesat e tij të mëparshme, që Koreja e Veriut të denuklearizohet plotësisht para se të përfitojë ndonjë lehtësim nga sanksioneve dërrmuese amerikane ndaj vendit aziatik.
Presidenti amerikan Trump tashmë është takuar më herët me presidentin vietnamez, Nguyen Phu Trong, për nënshkrimin e disa marrëveshjeve tregtare që prekin industritë ajrore të dy vendeve të tyre.