Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te Gjiri i Lalëzit, francezët me Fouristradë përplasin makinën me gra e fëmijë, një i vdekur


Një aksident ka ndodhur sot në autostradën e Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy automjete.

Mësohet se në afërsi të Gjirit të Lalëzit,  një automjet tip fuoristradë ka përplasur një makinë në bordin e të cilës ishin, dy zonja me fëmijët e tyre.

Njëra prej grave, Mirela Daci, është transportuar për një urgjencë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Mësohet se automjeti tip fuoristradë drejtohej nga një çift francezësh.

“Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi  J.O., 34 vjeç ,  banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe  të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *