Sipas Albana Vokshit e cila vetëm pak ditë më parë dorëzoi mandatin e saj si deputete, shqiptarët po protestojnë sepse nuk duan të qeverisen nga figura që janë bërë të pasur në mënyrë të paligjshme, duke përmendur ministren Elisa Spiropalin.
Vokshi shprehet se shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë, por kërkojnë të qeverisen si vendet e BE-së, duke përmendur edhe qeverisjen që Knut Fleckenstein ka në Gjermani, Tunne Kelam në Estoni, Juan Fernando Lopez Aguilar në Spanjë, apo Bas Belder në Hollandë.
Këta janë eurodeputetët që kanë mbërritur prej dy ditësh në Shqipëri.
“Shqiptaret po protestojnë se nuk duan te qeverisen nga #ElisaSpiropali me kaq shumë pasuri të paligjshme, duke vjedhur shqiptarët.
Shqiptarët po protestojnë se nuk duan të qeverisen nga #EdiRama, sipas OSBE me një pasuri të paligjshme 200 milionë euro.
Shqiptarët po protestojnë që vota e tyre të mos vidhet me paratë e korrupsionit e të mos u shantazhohet nga qeveria e bërë palë me bandat dhe krimin.
Ne, bashkë me shqiptarët, kërkojmë të kemi të njëjtën Qeverisje për qytetarët siç Knut Fleckenstein ka në Gjermani, siç Tunne Kelam ka në Estoni, siç Juan Fernando Lopez Aguilar ka në Spanjë, siç Bas Belder ka në Hollandë.
Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë.
Shqiptarë janë qytetarë europianë dhe nuk pranojnë asgjë më pak se atë që vendet anëtare të Bashkimit Europian u japin qytetarëve të tyre.
#EDuamShqipërinëSiGjithëEuropa”, shkruan Vokshi.