Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës kanë dy fjalë për eurodeputetët: Palaçot e Europës, nëse s’na ndihmoni ikni thyeni qafën!


Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën kundër shembjes së banesave të tyre. Në vazhdimësi të takimit të sotëm të eurodeputetëve, një nga protestuesit ka shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të tyre, në veçanti ndaj Knut Fleckenstein.

“Europa e bukur, Europa k… më falni për shprehjen. Faleminderit, erdhët sot, kaluat mirë mbrëmë nëpër hotele, turpi juaj. E kam thënë disa netë të tjera, Shqipëria nuk është Himara, Saranda apo Velipoja. Shqipëria dhe shqiptarët janë të gjithë këta këtu, shqiptarët që punojnë me nder jo me hashash. O knut, o Hamuthan, kush jeni ju. Turpi i botës.  O legen Shqipëria nuk integrohet me disa fytyra e me disa palaço që shiten nëpër Europë. O Knut. O Knut. Boll na keni lodhur, mërzitur, mos u mburrni shumë me Shqiptarët që punojnë nëpër Europë, ata punojnë me nder, se po të ishte për ju na kishit lënë me Enverin, me Milloshevicin. Prandaj nëse nuk keni mundësi të na ndihmoni, ikni thyeni qafën dhe mos na ngatërroni, se Shqipëria është e shqiptarëve. O palaçot e Europës!”, tha një nga protestuesit.

Ai u shpreh ashpër edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e pyetur nëse i dhimbsen nënat e fëmijët për të cilët flet aq shumë nëpër mitingje.

“O kryeministër, mirë që për ligje nuk pyet se bën çfarë të do qejfi, po a ke mëshirë mor?! A je njer?! Se flet nëpër mitingje me vullnetarët e Enverit, flet për nëna e fëmijë. O  po a të vjen keq për këta nëna mor? Po të mallkoftë Zoti po të them si prind. Po a të vjen keq për këta fëmijë O njeri i pashpirt. I keni nxjerrë zorrët Shqipërisë.”, tha protestuesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *