Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshimet se kulla që mendohet të ndërtohet mbrapa Sahatit në qendër të Tiranës është e kompanisë “Apeks” që ka lidhje me Agron Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm dhe Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit.
Berisha ka publikuar edhe një foto nga modeli i Kullës e cila do fshehë simbolin në qendër të kryeqytetit.
“Ja si do të fshehë simbolin e Tiranës me kullën e saj Kompania Apeks e denoncuar për lidhje me Agron Xhafën dhe Olsi Ramen.
Ky krim i shëmtuar bazohet në vendimin e direkt Edvinit për t’i dhënë leje Apeks qe te ndërtoje kullën 25 katërshe dhe fshehjen e plote te Sahatit, ikonës së vërtetë të qytetit të Tiranës”-shkruan Berisha.