Vendosni fjalën kyçe....

Bumi ekonomik amerikan, në 2018 rritja më e madhe në 15 vite


Ekonomia amerikane nuk e njeh fjalën “zbritje”. Ajo pati një rritje të vrullshme në 2018, ndërsa ekspertët  e kanë përllogaritur rritjen në 2.9 për qind.  Kjo është rritja më madhe e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

”Sidoqoftë, kjo është një shifër disi më e ulët se objektivi prej 3% i administratës Trump”, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e katërt u shënua në 2,6% në ritmin vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.

Kjo vlerë është më e lartë se parashikimi mesatar i analistëve (2,3%) por kjo përbën një ngadalësim në raport me rritjen në tremujorin e tretë (3,4%) dhe tremujorin e dytë (4,2%).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *