Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni i BE-së në konferencë shtypi: Rinia është e ardhmja e vendit!


Delegacioni i Parlamentit Evropian ka dhënë një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimeve me krerët e opozitës dhe ata të shumicës.

Kreu i këtij delegacioni, Kelam, deklaroi se shumë probleme në vend mund të zgjidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai tha se palët duhet të ulen të dialogojnë, pasi kjo është shumë e rëndësishme për kapërcimin e krizës dhe çeljen e negociatave.

“Kemi ardhur këtu në atmosferën e shpresës. Vijmë nga 7 kombe të ndryshme. Duam që Shqipëria të hapë negociatat dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Siç kemi parë edhe në kombe të tjera, shumë probleme mund të zgjidhen brenda BE-së.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos shkaktohen vonesa të tjera në këtë proces për shkak të përplasjeve kombëtare. Keni bërë progres në shumë fusha por mbeten edhe shumë për të bërë. Për çeljen e negociatave nevojitet bashkëpunim i brendshëm.

Sinjali më i keq është ndasia strategjike dhe politike. Konsensusi kombëtar është jetik për këtë proces. Mund të ketë probleme me zgjedhjet por ato janë të pranuara. Nuk jemi dakord që bojkoti i parlamentit është gjëja e duhur për t’u bërë.

U bëjmë thirrje partive politike, shoqërisë civile që të ushtrojnë presion mbi aktorë të ndryshëm për të gjetur një zgjidhje. Protestat para parlamentit nuk duhet të jenë të dhunshme, sepse nuk është mënyrë demokratike për gjetjen e zgjidhjes.

Shoqëria Civile duhet të ketë akses në ligjvënie dhe të mos flasin pasi ligjet miratohen. Duhet të marrin pjesë në ligjvënie. E ardhmja e Shqipërisë është rinia e saj. Ofrimi i arsimit të lartë është mënyrë për të shmangur largimin e rinisë nga vendi.” – tha Kelam.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *