Pas kreut të delegacionit të BE-së, Kelam, fjalën e mori raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein.
Ai tha se vendi i opozitës është në parlament dhe se vetëm nëpërmjet dialogut mund të gjendet zgjidhje.
Fleckenstein theksoi se edhe nëse akuzat e opozitës janë të vërteta, bojkoti nuk i zgjidh problemet.
“Ne presim që deputetët të shkojnë në vendin e tyre të punës dhe të bëjnë detyrën. Ne besojmë se ky parlament do vazhdojë edhe me deputetë të tjerë, të shohim si do ecë procesi. Djegia e mandateve nuk është gjë pozitive. Ne i kuptojmë nga njëra anë, argumentet e tij por edhe sikur opozita të ketë krejtësisht të drejtë lidhur me akuzat e saj, bojkoti nuk i zgjidh aspak problemet. U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, sepse ajo tha vetëm një fjali në fund. Ajo tha se në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti dhe nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë, nuk është problemi ynë. Ai që e urdhëron ushqimin duhet të paguajë. Ata që organizojnë protesta duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjë.” – Fleckenstein.