Vendosni fjalën kyçe....

Eksploziv banesës në Tiranë, shkaktohen vetëm dëme materiale


Një shpërthim eksplozivi është raportuar sonte rreth orës 21: 40 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Objektiv ka qenë pronari i një banesë ne rrugën “Mihal Popi”.

Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *