Eurdeputeti Knut Fleckenstein gjatë vizitës së tij në Tiranë me kolegët e tjerë nga Parlamenti Evropian ka shpërndarë një foto nga takimi me ambasadorin e BE-së ne vendin tonë duke i bërë reklamë takimit për raportimin nga zhvillimet në vendin tonë.
Por ajo që bie në sy është komenti që ka bërë gazetarja Arta Tozaj e cila me ironi shkruan “ vetëm 7 shpërndarje dhe 147 pëlqime në 5 orë mjaftueshëm për të shpjeguar pasionin e Shqiptarëve për komente dhe urdhëra. Shijo udhëtimin!”