Vendosni fjalën kyçe....

Fleckensteinin s’e shqetëson kanabizimi i vendit, çfarë thotë në Top Channel ku vazhdon sulmin ndaj Kryemadhit


Deputeti i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein i ndodhur ditën e sotme në Tiranë për një takim me krerët politikë, ka bërë skanimin e situatës në vend duke folur edhe për pengesat kryesore që ka Shqipëria për të hapur negociatat.

Në interevistën e tij për Top Channel, Fleckenstein edhe një herë nuk nguroi të sulmonte kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke thënë se i ka lënë një përshtypje se nuk kërkon çeljen e negociatave.

Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handikap për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”- u shpreh Fleckenstein.

E ardhmja e negociatave për anëtarësim në BE, thotë Knut Fleckenstein, do të varet edhe nga ajo çfarë do të prodhojë politika shqiptare në javët në vijim. Knut Fleckenstein nuk pajtohet me qëndrimin e Lulzim Bashës i cili u shpreh se “integrimin e vendit në Evropë e pengon Shqipëria si Kolumbia”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *