Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën edhe pas takimit me zyrtarët e SHBA-së


Kryeministri Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket taksës ndaj mallrave serbe edhe pas takimit me zyrtarët amerikane, John Erath dhe Brad Berkley ditën e djeshme.

Presidenti Thaçi, i pranishëm në takim deklaroi në takim se marrëdhënia me SHBA-në nuk do rrezikohet për asnjë arsye, raporton Lajmi.net.

Presioni nga zyrtarët amerikanë ka ardhur në rritje lidhur me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake që futën në Kosovë.

Kjo për shkak se Serbia është tërhequr nga tavolina e bisedimeve me Prishtinë zyrtare duke vënë si kusht për rikthimin aty heqjen e taksës ndaj mallrave të saj. sipas SHBA-së, taksa pengon vijimin e dialogut mes palëve dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Delegacioni amerikan kryesohej nga John Erath, shefi për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, por as pas këtij takimi Haradinaj nuk dha sinjal se di ndryshonte qëndrim.

Duke shmangur pyetjet e gazetarëve për taksën, Haradinaj tha se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *