Vendosni fjalën kyçe....

Kërkimi për gaz në Mesdhe, Turqia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori


Turqia po kryen një stërvitje detare masive në tre dete njëkohësisht, më e madhja në historinë e saj.

Kjo është edhe hera e parë që forcat ajrore dhe tokësore turke marrin pjesë në një stërvitje ushtarake të këtyre përmasave.

Stërvitja katër ditore e emërtuar Mavi Vatan (Blue Homeland) 2019, ku do marrin pjesë 103 anije të marinës, filloi të mërkurën në Detin e Zi, Detin Egje dhe Mesdheun Lindor njëkohësisht, duke i dhënë Turqisë mundësinë të tregojë përmirësimin e flotës së saj kohët e fundit.

Në këtë stërvitje përfshihen përveç një duzine anijesh sulmi dhe fregatash, korveta, anijeve për gjetjen e minave detare, anijeve të patrullimit dhe nëndetëseve.

Do marrin pjesë dronë të prodhuar në Turqi si dhe avionë luftarakë. Stërvitja është planifikuar gjashtë muaj më parë, në përputhje me rregulloret e NATO-s.

“Asgjë në të gjitha nuk mund të bëhet në Mesdhe pa Turqinë”, deklaroi ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu javën e kaluar.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë.” – theksoi ai, duke raportuar se Turqia do të fillojë shpimin për naftë dhe gaz pranë Qipros me dy anije të reja eksplorimi.

Fushat e mëdha të gazit u zbuluan kohët e fundit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut lindor, pranë brigjeve të Qipros veriore të pushtuar nga turqit.

Kjo lëvizje pritet të ndezë tensionet rajonale me Greqinë. Përveç mosmarrëveshjes së vazhdueshme në Qipro, Athina dhe Ankaraja pretendojnë pronësinë e një grupi ishujsh në Egje, duke ringjallur një mosmarrëveshjeje 20-vjeçare, dhe një rrip të kontestuar 10 milje të hapësirës ajrore, duke krijuar një situatë delikate për NATO-n.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *