Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut pas samitit pa marrëveshje: Qëndrimi ynë nuk ndryshon edhe nëse SHBA kërkon sërish negociata


Pas takimit mes Presidentit të SHBA dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka reaguar edhe ky i fundit.

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Young Ho tha se pozita e Phenianit nuk do të ndryshojë edhe nëse SHBA kërkon bisedime të mëtejshme.

Sipas BBC, ndonëse Trump u shpreh se kërkesa nga Koreja e Veriut ishte heqja e të gjitha sanksioneve, ministri korean i hodhi poshtë këto pretendime duke sqaruar se, sipas tij ishte kërkuar vetëm heqja e pjesshme e sanksioneve, jo heqje e plotë.

Ai tha se vendi i tij kishte bërë propozime “realiste” duke përfshirë dekomisionimin e plotë të qendrës kërkimore bërthamore Yongbyon, nën vëzhgimin e observatorëve të SHBA. Në këmbim, tha ai, Veriu dëshironte vetëm lehtësimin e sanksioneve të pjesshme.

Ri tha gjithashtu se Pheniani  kishte ofruar edhe ndalimin e përhershëm të testimit të raketave bërthamore dhe me rreze të gjatë. Ai shtoi se mund të jetë e vështirë të shihet një mundësi si samiti i Hanoi-t përsëri.

“Qëndrimi ynë kryesor do të mbetet i pandryshueshëm dhe propozimet tona nuk do të ndryshojnë, edhe nëse Shtetet e Bashkuara propozojnë negociata përsëri në të ardhmen,” u tha ai gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *