Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri deklarata të forta ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa tha se ata kanë bërë pazare për të shtyrë mandatin e tyre në Shqipëri.
Ajo u shpreh në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri.
“Unë kam informacion, por nuk i faktoj dot sot, por di që ka nisur një investigim për një euro deputet që është i përfshirë në koncesione me shishe plastike.
OSBE ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri. Ata flasin për të drejtat e homoseksualëve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”-deklaroi Kryemadhi.