Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi zbulon bisedën me Knut Fleckenstein:  U shqetësua nga Dosja nr.339


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” ka zbuluar bisedën që ka patur me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Kryemadhi citoi të gjithë komunikimin me eurodeputetin. Ajo zbuloi se kur foli për dosjen me nr 339,  Fleckenstein shfaqi shqetësim, ndërkohë që asnjë prej eurodeputetëve nuk ishte informuar në lidhje me këtë skandal për blerjen e votave nga ana e mazhorancës aktuale.

Meqenëse z. Knut na qenka shqetësuar dhe zhgënjyer shumë, po ju bëj me dije se çfarë i kam thënë unë z. Knut në takim: z. Basha i shpjegoi gjithë ecurinë dhe aktivitetin apo angazhimin parlamentar të opozitës, ku komisionet hetimore të sabotuara, komisionet që ka kërkuar opozita për verifikime, amendamente dhe projektligje të propozuara, të cilat as që nuk futeshin në rendin e ditës për t’u diskutuar e jo më për të pasur reagim apo ndryshim në to. Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse z.Knut kishte ndërperë bisedën për të komunikuar me dikë tjetër gjatë pauzës prej 25 minutash, Kryemadhi tha: “Jo. Z.Knut nuk është se ka biseduar me dikë, por z.Knut ishte shumë I shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon. Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *