I pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, eurodeputeti rumun Cristian Preda, tha se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të mira dhe se parlamenti dhe qeveria ishin legjitime.
Ai pohoi se kishte qenë vëzhgues në zgjedhjet e vitit 2017 dhe se ato kishin qenë të mirë, madje ndihej i mërzitur kur opozita thoshte se zgjedhjet nuk kishin qenë të mira.
“Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni qeveri legjitime. Përqendrimi tek pasja e një qeverie teknike do pengonte për qëllimin për çeljen e negociatave.
Zgjedhjet shkuan mirë, nuk mund të themi pas 1 viti e gjysmë se zgjedhjet nuk ishin të mira dhe kjo më mërzit pak. Ne kemi ekspertizën më të mirë në botë për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve. Nuk e di çfarë do me thënë kjo. Ju lutem respektoni vendimin.
Para qershorit të flasin me njëri-tjetrin pikë së pari. Ftoj kryeministrin të flasë me opozitën. Do jetë sukses i madh nëse shqiptarët diskutojnë dhe flasin me njëri-tjetrin
Autoritet e vendit të ndalojnë presionin ndaj të rinjve dhe familjarëvce të tyre. Ata janë në listat e zeza për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem respektojeni atë.” – tha Preda.