Premier Liga luajti këtë mbrëmje takimet e javës së 28-të, ku të mëdhatë nuk falën. Liverpuli fitoi bindshëm me shifrat 5-0 ndaj Watfordit, me dopietat e Sadio Mane dhe Virxhin Van Dajk, si dhe me realizimin e Divok Origi.
Hapin nuk e ndali as Mançester Siti, edhe pse fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj West Hemit. Për ekipin e Guardiolës, mjaftoi Serxhio Aguero, me një penallti në minutën e 59-të.
Fitore shënoi në transfertë edhe Mançester Junajtid, 1-3 ndaj Kristal Palas. Dopieta e Lukakut dhe goli i Jang, bënë të pavlefshëm realizimin e vendasve nga Uard.
Ndërkohë, një fitore të thellë mori edhe Arsenali, me shifrat 5-1 ndaj Burnmuthit, ndërsa supersfidën e mbrëmjes mes Çelsit dhe Totenhemit, pa ekipin e Sarrit fitimtar. Pedro dhe një autogol i Tripier, bënë që blutë të marrin pak frymë, pas humbjes së Kupës së Ligës ndaj Sitit.