Vendosni fjalën kyçe....

Unaza me opozitën për djegien e mandateve: Mos të bëjnë gabim të hyjnë në atë sallë!


Dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës ka qenë tema kryesore që prej protestës së opozitës më 21 shkurt.

Banorët e Unazës së Re të cilët vijojnë protestën kundër shembjes së banesave të tyre, duket se janë dakord me këtë vendim, madje të shqetësuar u kanë bërë thirrje përpara mediave përfaqësuesve të opozitës, që të mos bëjnë gabim të futen në sallën e Parlamentit, pa u zgjedhur nga ata.

“Tani do bëhemi dhe opozita e opozitës. Mos pretendojnë disa zvarranikë që i njohim prej 30 vjetësh, shiten e blihen si gomarët e Peqinit nga PS-ja te PD-ja e te LSI-ja. Mos të bëjnë gabim të hyjnë në atë sallë gjoja të na përfaqësojnë neve. Jo, përfaqsuesit tanë do t’i zgjedhim ne. Jo me listë. Prandaj të mos guxojë njeri të bëjë pazare në kurrizin tonë e të shqiptarëve.”, tha një prej protestusve.

Deklaratat e ashpra të eurodeputetëve kundër vendimit të opozitës, që prej dy ditësh ndodhen në Shqipëri, nuk janë përqafuar nga banorët e Unazës. Përkundrazi, ata janë shprehur mjaft ashpër, e në veçanti ndaj Knut Fleckenstein-it.

 “Europa e bukur, Europa k… më falni për shprehjen. Faleminderit, erdhët sot, kaluat mirë mbrëmë nëpër hotele, turpi juaj.E kam thënë disa netë të tjera, Shqipëria nuk është Himara, Saranda apo Velipoja. Shqipëria dhe shqiptarët janë të gjithë këta këtu, shqiptarët që punojnë me nder jo me hashash. O knut, o Hamuthan, kush jeni ju. Turpi i botës.  O legen Shqipëria nuk integrohet me disa fytyra e me disa palaço që shiten nëpër Europë. O Knut. O Knut. Boll na keni lodhur, mërzitur, mos u mburrni shumë me Shqiptarët që punojnë nëpër Europë, ata punojnë me nder, se po të ishte për ju na kishit lënë me Enverin, me Milloshevicin. Prandaj nëse nuk keni mundësi të na ndihmoni, ikni thyeni qafën dhe mos na ngatërroni, se Shqipëria është e shqiptarëve. O palaçot e Europës!”, tha një protestues.

Mes të tjerash, protestuesit përsëritën thirrjen e tyre kryesore, anulimin e projektit te Unaza e Re:“Nëse të kanë ngelur zoti kryeministër edhe dy gram shpirt, dil si burrat si kryeministër dhe anullo këtë projekt. Qetësoji këto shpirtra nënash se i ke të sëmura me diabet, ke edhe fëmijë me leuçemi që dalin këtu, edhe invalidë. Zoti të mallkoftë po të them edhe njëherë tjetër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *