Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet biseda, cila është fjalia e Kryemadhit që nervozoi Fleckensteinin


Europarlamentarët që erdhën një ditë më parë në Shqipëri zhvilluan edhe një takim me drejtuesit e opozitës ndërmjet të cilëve edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Duket që gjatë bisedës ka patur edhe pak tension pasi eurodeputeti Fleckenstein reagoi sot duke shprehur kundërshti ndaj deklaratës së Kryemadhit në takimin e zhvilluar.

Ja çfarë ka thenë Kryemadhi në takim, çka e ka nervozuar eurodeputetin Fleckenstein.

“Nëse ka stalibitet për krimin në Shqipëri, kjo do të thotë destabilitet për Evropën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare të drogës në Londër, në Spanjë, në Hamburg të Gjermanisë”.

“Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas”.

“Nëse Merkel apo deputetë gjermanë do ishin kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çfarë do ndodhte? Minimalja do të kishte një investigim; ndërkohë këtu ka 2 vjet që dosja nuk hetohet, është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjesohet”.

“Deputeti Sloven dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandwich”. “Këto standarde dhe vlera duam dhe ne në Shqipëri”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *