Vendosni fjalën kyçe....

“613 kg kokainë që u sekuestruan në Durrës janë nisur në Itali me kamion” – Denoncimi te Berisha


Një qytetar ka denoncuar zhdukjen e 613 kilogramëve kokainë që u sekuestruan shkurtin e vitit 2018 në portin e Durrësit, në një kamion të mbushur me banane.

Sipas tij, sasia e sekuestruar e drogës në Durrës është dërguar me kamion drejt Italisë dhe ai njeh edhe kamionistin që ka bërë transportin, ndërsa denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

Lidhur me drogën e sekuestruar u ndalua në Gjermani pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Çekaj, menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj si dhe shoferi i kamionit, Armando Pezaku.

“Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokaine! Transporti i tyre per ne Itali! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. Zoti sali berisha pershendetje si Je mir ?Nuk e di a ke informacion per 613 kile kokain qe esht kapur ne 2018 ne durres Te gjitha jan nis ne itali dhe jan Shiitur te gjitha , di shum mir kush kamionist I ka trasportuar.” – shkruan Berisha në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *