Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu çon policët derë më derë, komentuesit “e bëjnë për ujë të ftohtë”


Komentuesit kanë bërë për ujë të ftohtë ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe drejtorin e policisë, Veliu.

Ditën e sotme, disa efektivë policie vajtën derë më derë te bizneset pranë parlamentit, për t’u kërkuar ndjesë lidhur me gazin e përdorur ndaj protestuesve më datë 25 shkurt.

Një komentues shkruan se policia të vret natën e të qan ditën. Ndërsa një tjetër shkruan se kjo është e gjitha një propagandë dhe asgjë më tepër.

Mëngjesin e sotëm efektivët trokitën në dyert e bizneseve për të kërkuar ndjesë për ta dhe klientët e tyre, ndërsa nga gazi i hedhur nga policia mbrëmjen e 25shkurtit u helmuan shumë qytetarë që kalonin rrugës madje edhe qindra metra larg vendit ku u bë protesta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *