Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka deklaruar se forcat e mbështetura nga amerikanët në Siri kanë rimarrë 100 përqind të territorit të zaptuar dikur nga militantët e ISIS.
Kjo deklaratë e Trump kundërshton komandantin e Forcave Demokratike të Aleancës Siriane, i cila tha se do të duhej edhe një javë tjetër për këtë.
“Ne sapo e morëm – e dini, ju keni dëgjuar besoj që ishte 90%, pastaj 92 % kalifati në Siri që kishim marrë. Tani ka shkuar në 100 % territori që kemi marrë nga militantët”, tha Trump.
Sipas “Daily Mail”, këtë deklaratë Trump e bëri gjatë vizitës së tij në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, ku ndaloi ndërkohë që kthehej nga samiti i Vietnamit për në Uashington.