Këngëtari i cili vitet e fundit ka fituar zemrat e të gjitha vajzave me këngët e tij të dashurisë, Ed Sheeran i ka dhënë fund beqarisë.
“The Sun” shkruan se ai është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij të fëmijërisë, Cherry Seaborn. Sipas gazetës britanike, ka qenë një ceremoni e thjeshtë dhe intime vetëm me familjarë dhe disa miq të vjetër.
“Ed u martua vetëm disa ditë para Krishtlindjeve. Ishte një dasmë shumë e qetë – me të ftuar vetëm shokët e vjetër të shkollës së Edit, familja dhe prifti.
Ishim vetëm 40 njerëz – kështu që nuk kishte asnjë Taylor Swift, përfaqësues të kompanisë apo ndonjë mbretëror apo mik i famshëm.
Ata donin të kishin diçka vetëm për vete- një martesë e vogël dimri.”, kështu është shprehur një i afërm i këngëtarit për “The Sun”.
Ceremonia martesore është mbajtur në një rezidencë në Suffolk në Britaninë e Madhe.
Ed dhe Cherry janë njohur që në periudhën e shkollës edhe pse sgumë më vonë, në vitin 2015 nisën të dilnin publikisht. Në vitin 2018 ata dhanë lajmin zyrtarisht se ishin fejuar, kur Ed u pa me një unazë gisht gjatë një koncerti.
Pas dasmës të mbajtur sekret deri më tani, thuhet se këngëtari dhe lojtarja e hokej-it po planifikojnë të organizojnë edhe një mbrëmje në verë për miqtë dhe shokët e tyre të famshëm që nuk e dinë ende për martesën.