Vendosni fjalën kyçe....

Eksploziv banesës së biznesmenit në Vasil Shanto, policia shpall në kërkim 58-vjeçarin


Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në zonën e Vasil Shantos, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e banesës së një biznesmeni.

Bëhet fjalë për biznesmenin Vasillaq Stavri, nga Gjirokastra. Policia ka identifikuar personin që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje dhe e ka shpallur atë në kërkim. Emri i tij i plotë nuk është bërë i ditur, po vetëm inicialet A.B dhe mosha 50 vjeç.

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”- njofton policia.

Shpërthimi me eksploziv është raportuar mbrëmë rreth orës 21: 40 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, në vendin e quajtur ndryshe si pallati i “gjyqtarëve”, pasi disa prej tyre banojnë në këtë zonë.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi.

Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njoftonte dje policia.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur njerëz në banesë. Mëngjesin e sotëm policia po merr në pyetje familjarët dhe banorët e zonës, për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *