Vendosni fjalën kyçe....

FIFI udhëton me autobus dhe s’ka turp ta pranojë


Ndodh shumë shpesh që të famshmit e kanë kompleks të pranojnë se përdorin autonbusin për të udhëtuar, por jo FIFI.

Ka shumë të famshëm që udhëtojnë me autobus, edhe pse shpesh krijohet përshtypja se ata udhëtojnë vetëm me makina të shtrenjta.

Fifi është një prej të famshmeve shqiptare e cila udhëton me autobus e madje e pranon këtë. Ajo ka publikuar një video, përmes të cilës tregon se udhëton shpesh me autobus pasi familja e ndodhet në Prishtinë e ajo në Tiranë.

 “Nuk kam pasur kurrë turp të jetoj jetën time. Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë dhe po unë jetoj me autobus. Mund të më pyesni se përse jetoj si një njeri normal, por sinqerisht unë jam një njeri normal. Zoti më bekoi me zërin tim, por kjo gjë nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq, por nuk dua të bëhem e paprekshme dhe të veproj si një Diva e shtirur apo diçka e tillë. Askush në vendin tonë nuk mund të jetë apo jo? Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi, e bija e Avni dhe Nurie Raçit”, shkruan këngëtarja krahas videos.

Në këtë klip të shkurtër, FIFI shfaqet duke filmuar nga dritarja e autobusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *