Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta takon sekretarin e Ligës Arabe (FOTO)


Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Egjipt, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Gjatë këtij takimi, Meta shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet anëtare të Ligës Arabe.

Meta përgëzoi Gheit për zhvillimin me sukses të Samitit të parë mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian, duke hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin në të ardhmen.

“Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë” – u shpreh Presidenti Meta.

Ndër të tjera, Meta e njohu Gheit me zhvillimet më të fundit pozitive në rajonin e Ballkanit, si dhe orientimin e vendeve të tij drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Meta dhe Gheit diskutuan për sfidat me të cilat po përballen aktualisht dy rajonet, ai i Ballkanit Perëndimor dhe i Ligës Arabe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *