Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Pengesa kryesore korrupsioni, Shqipëria në një nivel me Perunë e Algjerinë


Jorida Tabaku, e cila prej një jave ka dorëzuar mandatin e saj si deputete, denoncon korrupsionin në vend.

Duke iu referuar World Justice Project, Tabaku thotë se “Korrupsioni i kthyer në sistem, pengesa kryesore për Shqipërinë!”

Në raportin e WJP, Shqipëria rezulton si një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë.

“Korrupsioni i kthyer në sistem, pengesa kryesore për Shqipërinë!

Sipas World Justice Project, Shqipëria është një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë. Raporti evidenton qartë se shqiptarët kanë bindjen e palëkundur se korrupsioni është mënyra se si jeton qeveria ndërkohë që zbatimi i ligjit është thuajse inekzistent.”, shkruan Tabaku.

Ish-deputetja përmend këtu rastin e projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, projektin te Unaza e Re, si edhe problemet me ligjin në aeroportin e Vlorës.

Tabaku akuzon qeverinë se ka prishur të gjitha parimet e konkurencës së lirë, duke dhënë 1 në 3 tendera pa garë.

“Kur flasim për zbatimin e ligjit duhet të kemi parasysh koncesionet dhe tenderat që jepen në mënyrë anti-ligjore. Shembulli i projektligjit për prishjen e Teatrit, problemet dhe shkeljet ligjore që vërejtëm tek rasti i Unazës në zonën e Astirit, problemi me ligjin për Aeroportin e Vlorës dhe për dhjetra koncesione të tjera janë shembujt e prekshëm që argumentojnë këtë vlerësim.

Kjo qeveri ka prishur çdo parim të konkurencës së lirë, secili projekt i programit 1 miliard USD është dhënë me ofertë të pakërkuar, pa garë!

1 në 3 tendera jepet pa garë! 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera!

Katër deputetë të parlamentit dhe të mazhorancës kanë fituar 410 tendera dhe koncesione!

Ndërkohë që 78 000 biznese të ndershme kanë ulur qepenat këto 5 vite e sot paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa e tatime!

Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre kur i janë përgjigjur pyetësorit në lidhje me korrupsionin.

Shumica e tyre mendon se në Shqipëri nuk zbatohen proceset e përcaktara nga ligji por se mbizotëron përherë “miku” me influencë apo oligarku me pushtet. Shqipëria e cila sipas mazhorancës dhe qeverisë është një hap pranë integrimit ka nivelin e korrupsionit të barabartë me Perunë apo Algjerinë dhe është më poshtë në rënditje se sa Maqedonia e Veriut (në nivel rajonal).
Kjo nuk është Shqipëria që duam!”, shprehet Tabaku, e cila publikon edhe shifrat e raportit të World Justice Project.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *