Vendosni fjalën kyçe....

“Jua hodhëm”, Lady Gaga më në fund i përgjigjet thashethemeve për Bradley Cooper (VIDEO)


Shumë u fol për Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper pas performancës së tyre të “Shalloë” në ndarjen e çmimeve “Oscar”.

Gaga u akuzua se ishte e dashuruar me aktorin, i cili është aktualisht i martuar me modelen Irina Shayk dhe madje kanë edhe një vajzë sëbashku. Bradley u akuzua si tradhëtar dhe rrjetet sociale po gëlonin nga komentet.

E ftuar në emisionin e “Jimmy Kimmel”, Lady Gaga më në fund foli lidhur me thashethemet, duke treguar se kjo ka qenë ideja e tyre që në fillim. Të përcillnin dashuri te audienca, pasi edhe “Shalloë” ishte një këngë dashurie.

“Para së gjithash … mediat sociale, sinqerisht janë tualeti i internetit dhe ajo çfarë i ka bërë kulturës pop është për faqe të zezë.

Dhe po, njerëzit panë dashurinë dhe merreni me mend se çfarë, kjo është ajo që ne dëshironim që ju të shihnit. Kjo është një këngë dashurie”., tha Gaga.

Madje ajo shtoi se kanë bërë shumë prova në mënyrë që performanca e tyre të realizohej sa më mirë dhe ata të dy të dukeshin të dashuruar.

Sipas Gaga-s, Cooper kishte një vizion mbi mënyrën se si duhej luajtur performanca e tyre në “Oscar” dhe ai e mori në drejtim gjithë përgatitjen.

“Unë jam një artiste dhe mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Jua hodhëm”, thotë Gaga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *