Vendosni fjalën kyçe....

Marku i drejtohet me “Ju”, Spiropalit veshët ia dëgjojnë “gocë”, plas debati në studio (VIDEO)


Ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe analistit Mark Marku pati një debat.

Ndërsa Spiropali po fliste kundër opozitës për idenë e qeverisë tranzitore, për hapjen e negociatave në BE, Marku i ndërhyn me ironi duke i thënë se vitin e kaluar ajo bashkë me kolegët e saj të qeverisë Rama, kanë deklaruar se i kanë hapur negociatat.

Por ndërkohë që Marku gjatë gjithë kohës i drejtohet me “Ju”, Spiropalit i duket sikur ai i drejtohet me fjalën “gocë”. Ndaj mes tyre plas një goxha debat, saqë Marku i thotë asaj që nuk është fare as “gocë” por “mashkull”.

Ministrja i kërkon Markut t’i drejtohet me fjalët “zonja Spiropali”.

DEBATI

Spiropali: E treta që është më e rëndësishmja nga të gjitha, ne kemi përpara çeljen e negociatave.

Marku: Janë çel moj, ju keni thënë që i keni çel negociatat vjet. Vetëm ju s’mund ta thoni këtë.

Spiropali: Të lutem mos mu refero si gocë, se mund të të them edhe unë fjalë të tjera. Jam zonja Spiropali për ju, dakord.

Marku: Ju thashë, çfarë thashë?!

Spiropali: Jo the “gocë”

Marku: S’je gocë ti, je mashkull. Je djalë.

Spiropali: Jam zonja Spiropali për ju dakord, zonja Spiropali.

Marku: Zonjë

Spiropali: Ndoshta mund të jem dhe më shumë se ju

Marku: Më shumë djalë se unë ndoshta je.

Mbase në ndonjë moment apo debat të mëparshëm, Marku do i jetë drejtuar asaj me fjalët “gocë” dhe Spiropalit i ka mbetur merak t’i thoshte se është zonja Spiropali dhe kur ai gjatë këtij debati i ka thënë “Janë çel moj, ju keni thënë që i keni çel”, asaj i ka tingëlluar fjala “gocë”.

Por në 2 minuta e 30 sekonda video të mëposhtme, Marku nuk e ka përdorur fjalën “gocë”, përveçse në momentin kur ajo ia ka përmendur. Përkundrazi gjithmonë i drejtohet me “Ju” dhe “Zonjë”.

Ndiqni videon, ku debati mes Spiropalit dhe Markut nis në minutën 01:57.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *