Vendosni fjalën kyçe....

Merr leje për të takuar familjen por s’kthehet më në burg, kapet pas 4 muajsh i dënuari për drogë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Tiranë. Mësohet se i arrestuari me inicialet L.C, më parë kishte qëndruar në burgun e Peqinit, pasi ishte dënuar me 9 vite për drogë.

Mirëpo ai lishte fituar të nëtor të 2018-ës, lejen për të shkuar te shtëpia e tij në Tepelenë. Por pasi ka vizituar familjen, 35-vjeçari nuk është kthyer për të kryer pjesën tjetër të dënimit.

“Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim: L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë .

Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar. Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *