Ish-deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë kërkuar policisë që t’ë bëjë disa gjëra para se t’u kërkojë falje shqiptarëve për gazin e përdorur në protestat e opozitës.
Ata i kanë bërë reagimet e tyre në faqet respektive në “Facebook”.
Ata shkruajnë se nëse drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu, do që shqiptarët t’ia pranojnë ndjesën, duhet të bëjë të njëjtën gjë në antimitingjet e kryeministrit Rama.
Edmond Panariti
Ndjese për helmimin! Policia e shtetit u kerkon ndjese qytetareve dhe bizneseve për demtim të shendetit publik me lende helmuese! A thua se behet fjale për shqetesim nga zhurma, apo bllokim trafiku!! Qesharake! Me fjalë të tjerat ndjese, për bllokim te frymemarrjes, per konvulsionet, te vjellat, marrje mendsh, turbullim të pamjes!
Ndjese per pasoja afatgjata shendetsore, të cilave do tu degjoni “krismen” pas shumë muajsh e vitesh, kur kjo ngjarje do të jete harruar… Ngjarja do të harrohet si dhe shume gjera të tjera në këtë vend, por pasojat shendetsore të saj do shenjestrojne fatin e keq të një pjese të atyre që do të preken nga patologji për të cilat askush nuk do të jete në gjendje të percaktoje shkakun….Sepse koha do ta kete mbuluar gazin toksik me pluhurin e harreses…
Por demi nga ky gaz, te disa fatkeq mund të jete instaluar tashme, në qeliza, në ADN, në neurone dhe mund te kete filluar ora e numerimit pas (count down) deri në shfaqjen fatale të semundjes! Gjithesesi jeni të lutur të pranoni ndjesen e policise së shtetit!.
Nora Malaj
Po fëmijëve të shkollës profesionale dhe banorëve të zonës do t’ju kërkoni falje zoti Veliu! Sot Policia doli me një leter publike dhe ju kërkon falje biznesit për gazin helmues që hodhi ditën e protestës. Po pranojmë dhe duam të pranojmë që policia u ndërgjegjësua dhe pranoi që gaboi. Në realitet nuk gaboi , pasi cdo gjë e kishte të planifikuar.
Po policia valle e di qe 200 m larg zonës ku u hodh gazi nxenesi e shkollës profesionale të ekonomikut ishin në mësim??!! A e dini zoti Veliu se cfarë paniu dhe frike iu krijua nxenesve e mesuesve ?? A e dine se vetëm 50 m larg zonës se helmuar , helmi hyri në shtëpitë e qytetarëve ???
Ndaj , përtej faljes që kërkuat për biznesin , ju kërkoni falje dhe nxënësive e mesuesve të shkollës profesionale Ekonomike , si dhe banorëve të zonës , grave të moshuar dhe fëmijëve të vegjël e foshnjave , të cilëve iu mbush?n dhomat e gjumit me gaz e u asfiksuan nga situata e jashtëzakonshme e krijuar ?? Kërkojuni falje dhe komunitetit që jeton në këtë zonë Zoti Veliu.
E di që nuk e keni të thjeshtë se ju e dine se çfarë pasoja do të ketë helmi i hedhur , po kjo nuk do të shfaqet sot , po pas disa vitesh, kur qelizat në rritje të këtyre fëmijëve te jene demtuar , e sëmundjet të shfaqen me vonë! Atëherë do degjohet krisma e ngjarjes së helmimit të popullatës masive . Ju e bëtë ndjesën e parë .. bejeni dhe ndjesën e dytë që të shpetoni shpirtin.
Përparim Spahiu
Ardi Veliu duhet ti kërkoje ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz Serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile.
Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ‘91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues.
Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje!
Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë!
Ti bëje këto dhe do ti pranohet ndjesa!