Ka përfunduar në barazim derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit.
Ndeshja ka qenë shumë e luftuar me bardheblutë që e kanë kërkuar më shumë fitoren. Të dy ekipet kanë pasur rastet e tyre për të shënuar, por në përfundim gjithçka ngeci në barazim.
Me këtë rezultat Partizani ruan kreun por i ka dhënë mundësinë Kukësit që i ndjek këmba-këmbës që të shkurtojë largësinë në 6 pikë në rast se arrin të fitojë nesër ndaj Luftëtarit.