Vendosni fjalën kyçe....

Peshku “jashtëtokësor” shfaqet në breg, mister rrugëtimi me mijëra kilometra


Një krijesë e madhe dhe e çuditshme detare ka dalë në bregun e një plazhi në Kaliforni.

Ajo dukej sikur kishte ardhur nga jashtë Tokës ndërsa shumë hulumtues nuk e kanë idenë se si peshku i rrallë arriti të dalë në Kaliforni duke përshkuar një rrugë tejet të gjatë nga hemisfera jugore, në Bregun Perëndimor të SHBA-së.

Peshku i çuditshëm u shfaq në Santa Barbara, në Kaliforni të Jugut dhe i hutoi të gjithë ata që po e kundronin dhe më pas e studiuan trupin e tij të pazakontë të rrumbullakët dhe sytë e fryrë.

Pas një habie që zgjati jo pak dhe kontakteve me kërkuesit e tjerë në mbarë botën, doli në pah se krijesa e çuditshme ishte një peshk shumë i rrallë, i njohur me emrin Mola tecta. Për herë të parë kjo specie u vërejt në Zelandën e Re në vitin 2017.

Megjithëse peshku është identifikuar, mbetet misterin e mënyrës se si ka mbërritur në plazhin kalifornian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *