Nga Flamur Vezaj
Po si nuk u vjen turp ketyre organizatoreve! A ka njeri te me tregoje fillimisht se çfare eshte arritur nga Samiti i pare e qe duhet te behej i dyti??!! Pastaj kush me gjen nje person nga pjesemarrasit ne kete “samit” qe nuk ka ik nga Shqiperia per shkak te kushteve te keqija qe ka prodhuar po kjo politike propagandistike ne Shqiperi nga e cila çdo dite njerezit po detyrohen te ikin!
Çfare po synohet me Samitin e II? Cili eshte qellimi, per t’i fol per Flamurin apo per t’i kerku te kthehen ne Shqiperi ku çdo dite po boshatiset! Apo ndoshta gjate ketyre diteve ndonje sekser i pushtetit do mundohet te binde ndonjerin prej biznesmeneve shqiptare te suksesshem jashte Shqiperise te investojne ne vend! Po ku ne cilin vend, aty ku nuk ka siguri per biznesin, aty ku me pare te vjen krimineli per te vjele “taksen” se taksidari apo per te zgjidh nje problem pronesie duhet te kontraktosh nje kriminel qe ben punen e “permbaruesit” pa letra! Ku te investoje, aty ku ish-Ministri i Brendshem akuzohet per trafik droge ne kuader te organizates kriminale!?? Apo te konkurojne ne ndertimin e rrugeve me 20 milion per 1 km…apo duhet te rendise arsyet e tjera qe mbeta pa i renditur ne 51 arsyet e fundit, se pse po ikin njerezit nga Shqiperia!
Por edhe pjesemarresit e diaspores ne Samitin e dytë, si e gjeten Shqiperine!? Me keq se ne Samitin e parë, ku tashme parlamenti nuk ka opozite, mijera protestues po dalin ne rruge çdo jave dhe po helmohen nga gazi lotsjelles, te njejtat akuza kunder akuza te politikaneve mes tyre prej vitesh, nje Shqiperi pa Gjykate Kushtetuese e te Larte, nje Shqiperi me prokurore te perkoheshem, nje Shqiperi qe po synon reformimin e sistemit te drejtesise duke selektuar prokuroret e gjyqtaret sipas interesave partiake, nje Shqiperi ku polici nuk vishet si duhet dhe nuk paguhet per oret shtese, nje Shqiperi ku shendetesia eshte hajt se folim e ekonomia ka arritur nje borxh gati 70 % te Produktit te Brendshem Bruto! E shume e shume te tjerave!
Ja pra pse mendoj se ky SHOW model telenovele turke po vazhdon edhe pse jam i bindur se perseri edhe ne kete Samitin do te perseritet premtimi se do te krijohen kushtet qe diaspora te ushtroje te drejten e votes!