Vendosni fjalën kyçe....

Serbi, vala e protestës hyn në muajin e tretë


Protesta në Serbi ka hyrë në muajin e tretë, e shoqëruar edhe me tubime në qytete të tjera, madje edhe në Kosovë.

Protestuesit që u mblodhën fundjavën e kaluar për të shprehur sërish pakënaqësitë mbi mënyrën sesi Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Partia e tij Progresiste Serbe po qeverisin vendin, ishin të shumtë në numër.

Një ndër sloganet kryesore të protestuesve që mbushën rrugët jo vetëm të Beogradit, por edhe të qyteteve të tjera, ishte që Vuçiçi duhet të japë sa më parë dorëheqjen dhe të largohet.

Disa pika të tjera të rëndësishme për protestuesit ishin edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, shmangia e presioneve politike, ulja e nivelit të dhunës dhe mbi të gjitha, moskezistenca e kërcënimeve ndaj lirisë së medias.

Disa prej sloganeve më të spikatura në këtë protestë ishin: “Zgjohuni”, “Ngrihuni”, “Tashmë ka filluar” dhe “Ne nuk jemi budallenj”.

Novelisti serb, Marko Vidojkoviç, iu drejtua turmave në protestën e Beogradit, duke u bërë thirrje si njerëzve në rrugë ashtu edhe avokatëve që të brohorisnin me të madhe të gjitha “aktet kriminale” të qeverisë serbe.

“Nëse unë duhet të jetoj në një makth, do të jem i kënaqur ta jetoj atë së bashku me të gjithë ju”, tha z. Vidojkoviç, duke iu drejtuar sërish protestuesve. Ashtu si edhe disa muaj më parë, protesta u zhvillua përpara disa prej institucioneve më të rëndësishme qeveritare, Presidencës, Parlamentit dhe godinës së televizionit shtetëror serb RTS.

Në fund të protestës përpara ndërtesës së qeverisë serbe, një nga organizatoret e saj, Jelena Anasonoviç, akuzoi qeverinë për mosrespektimin e popullit serb, Kushtetutës dhe institucioneve në vend. Protesta në Beograd u shoqërua edhe nga marshime në qytete të tjera, ku protestuesit shprehën pakënaqësitë edhe për çështje të ndryshme lokale, për të cilat ata fajësuan politikat e Partisë Progresiste në pushtet.

Protesta ka pasur edhe në Kosovë, veçanërisht në qytetin e Graçanicës në Kosovën qendrore.

Në protesta morën pjesë edhe liderë të opozitës, por shumë prej tyre nuk donin të identifikoheshin, për të mos e politizuar protestën e qytetarëve.

Protestat i kanë vënë në qendër të vëmendjes partitë e opozitës, për të shpjeguar sesi ato do t’i bënin gjërat ndryshe. Në një tubim të mbajtur më 19 janar, protestuesit u kërkuan politikanëve të opozitës të bëjnë më shumë për të fituar besimin e tyre.

Partitë e opozitës të ideologjive të ndryshme, të mbledhura më 6 shkurt në Aleancën e Serbisë e paraqitën përgjigjen e tyre në formën e një dokumenti të quajtur “Marrëveshjeje me Njerëzit”.

Në këtë dokument, palët shprehën angazhim të përbashkët për të mbrojtur lirinë e medias dhe për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato premtuan të mos marrin pjesë në zgjedhje, apo në Parlamentin aktual, derisa këto kritere të plotësohen.

Më tej, palët ranë dakord edhe mbi nevojën për të formuar një listë të përbashkët zgjedhjesh në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen sa më të ndershme dhe për të punuar për krijimin e një qeverie “eksperte” kalimtare me një mandat njëvjeçar, pas së cilës do të zhvillohen zgjedhjet.

Në këtë dokument thuhej se opozita do të vazhdojë të luftojë për demokratizimin e Serbisë dhe do të shqyrtojë veprimet e qeverisë aktuale.

Dokumenti ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale, kryesisht sepse ajo dështoi në përcaktimin e një plani të qartë për të zgjidhur çështjen e marrëdhënieve të Serbisë me ish-provincën e Kosovës, e cila shpalli Pavarësinë në vitin 2008, ose në përcaktimin e një qëndrimi të qartë ndaj integrimit të Serbisë në BE.

Në protesta kanë marrë pjesë njerëz të profileve të ndryshme, si profesorë, studentë, artistë, aktorë, avokatë dhe figura të tjera të njohura publike. Protestat filluan menjëherë pas sulmit ndaj politikanit opozitar Borko Stefanoviç në qytetin jugor të Krushevcit.

Ato organizohen zyrtarisht nga një grup i njohur si “Protesta kundër Diktaturës”, që organizoi protesta masive edhe në prill të 2016, kur Vuçiç u zgjodh President i vendit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *