Vendosni fjalën kyçe....

Totti gabon ditën e derbit, Dzeko: Më mirë të shtunën Checho!


Francesco Totti njihet për batutat e tij të gjetura, por këtë radhë ka vënë në dyshim tifozët nëse ai e di se kur mbahet derbi i kryeqytetit italian.

Ndërsa Edin Dzeko po përgatitet për sfidën ndaj Lazio-s, ish-kapiteni legjendar i Romës ndodhet me pushime me bashkëshorten Ilary dhe fëmijët.

Kur Dzeko prezantoi një model të ri atletesh në “Instagram”, mbase për shkak të borës, skive, Totti ka gabuar ditën e derbit.

“Dygolësh të dielën?”, komenton ai.

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Dzeko-s, i cili shkruan: “Më mirë të shtunën Cheço!”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *