Tre shqiptarë kanë rënë në pranga, pas një kontrolli që policia italiane ka zhvilluar në apartamentin ku ata banonin dhe ku gjetën 3 kilogramë e gjysëm heroinë.
Të arrestuarit janë dy vëllezërit me iniciale T.A., 25 vjeç dhe T. A ., 31 vjeç si dhe kushëriri i tyre T.M., 19 vjeç.
Sipas policisë itlaiane, operacioni ka nisur pas informacione të grumbulluara se shqiptarët merreshin me tregtim të lëndëve narkotike. Operacioni ka nisur me kontrollin në makinën e tyre, ku iu gjetën dhe sekuestruan dy telefona dhe 1000 mijë euro para cash.
Policët i vijuan kontrollet edhe më tej dhe gjetën 3 kg e gjysmë heroinë dhe një laborator droge me të gjitha pajisjet, dy çekiçë metali hidraulikë për të ngjeshur heroinën, një stampë artizanale metalike, që i vihej sipër pakove, dy përzierës elektrikë, një sitë e shumë pajisje të tjera dhe veç këtyre, edhe 8 mijë euro.
Tre shqiptarët janë dërguar në burgun Santa Maria Maggiore në Venecia.