I pëlqyeshëm është si veprim. Madje nuk ke as se çfarë të shkruash për ta kritikuar, se tek e fundit falja është forcë.
Po kush nuk do ta kishte falur Policinë e Shtetit për përdorimin e gazit pas kësaj që ka bërë?!
Ja për shembull, efektivët kanë shkuar te bizneset përballë parlamentit ku u kanë lënë me gjuhë dashurie nga një letër.
“Drejtor Veliu me anë të kësaj letre iu ka kërkuar ndjesë gjithë bizneseve dhe klientëve të tyre për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së datës 26 shkurt para Parlamentit të Shqipërisë. Një grup punonjësish të policisë kanë shpërndarë letrën.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar shumë këtë mënyrë komunikimi si dhe kanë shprehur mirëkuptim për shqetësimet e shkaktuara ditën e protestës, duke shprehur mbështetje për punën dhe veprimet e Policisë së Shtetit. Qytetari dhe biznesi aleatët tanë më të vyer“, shpërndan komunikatën e saj Policia e Shtetit lidhur me letrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Tani që t’i rikthehemi hyrjes së shkrimit. Ideatori i këtij misioni a e ka idenë se kanë kaluar nja 3 ditë që nga protesta, kur qytetarët u helmuan me gaz?!
Së dyti, a e ka idenë se i ka nisur efektivët te targeti i gabuar?! Ata që u helmuan sikur nuk rezultuan sipërmarrësit e vegjël që ndodheshin pas dyerve që mund të mbylleshin lehtë, por mijëra qytetarë që protestuan e qindra që kalonin rastësisht.
Mund edhe të themi “Pse, ç’të keqe ka? Ia vlen një shëtitje në këtë diell të bukur marsi”. Mirë, mirë, ia vlen, po do ia vlente më shumë sikur gazi të ishte kursyer. Ata që vuajtën pasojat e tij s’do kishin folur dhe aq keq për Policinë e Shtetit.
DISA FOTO NGA SHËTITJA E NGROHTË NËN DIELLIN E MARSIT: