Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë 23-vjeçari shqiptar në Strugë, plagoset rëndë shoku


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Strugë, ku dy të rinj janë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se njëri nga dy të rinjtë, një 23-vjeçar shqiptar me inicialet Z.B  nga fshati Poum i Strugës ka humbur jetën, kurse shoku i tij V.B është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta të mbrëmjes së kaluar.

“Personi me iniciale U. B. I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë.”, shkruan AlsatM.

Autori, që ka qëlluar me armë dy të rinjtë është paraqitur vetë në stacionin policor të Strugës. Policia maqedonase ka nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *