Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen 21 kilogramë heroinë, policia greke arreston katër shqiptarët


21 kilogramë heroinë janë sekuestruar në Kakavijë, pas një operacioni të zhvilluar nga policia helene.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia dhe në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një shtetase greke.

Sikurse shkruajnë mediat greke, fillimisht në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, 21 kg 399 gram heroine.

Në Athinë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 40, 42 dhe 48 vjeç si dhe një shtetase greke 43 vjeçe.

Pas Athinës, operacioni ka vijuar në Kakavijë, ku është kapur një tjetër shqiptar 32-vjeçar, i konsideruar si kreu i grupit kriminal, i cili po tentonte të kthehej në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *