Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Ministrinë e Brendshme, flakët pranë dhomës së serverit të sistemit “TIMS”


Zjarri ka përfshirë bodrumin e Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme.

Flakët kanë shpërthyer rreth orës 20:30 ndërsa siç raporton “Shqiptarja.com”, flakët kanë qenë shumë pranë dhomës së serverit të sistemit TIMS.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende por dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e djegies së një kabëlli elektrik.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve flakët janë shuar, ndërsa nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *