Vendosni fjalën kyçe....

Ajnshtajni letër dashurie për italianen, shitet në ankand për 6100 dollarë


Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajni për një shkencëtare të re, e cila kishte refuzuar ta takonte atë, u shit në një ankand në Jeruzalem për 6100 dollarë.

“Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor”, thuhet në shënimin e shkruar në gjermanisht në vitin 1921.

Sipas Shtëpisë së ankandeve, Ajnshtajni ishte 42-vjeç dhe ende nuk e kishte fituar çmimin Nobel, ndërsa personi për të cilin ishte letra ishte Elisabetta Piccini, një studente e kimisë sa gjysma e moshës së tij, e cila jetonte një kat poshtë motrës së tij, Maja, në Firence.

Ajnshtajni e kishte takuar Elisabetën gjatë një vizite në qytet, dhe ishte shumë i interesuar që ta takonte por Elisabetta ishte shumë e mbyllur dhe e turpshme për të takuar një person të tillë aq të famshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *