Vendosni fjalën kyçe....

Anuloi takimin në Shkodër, Rama shfaqet në Durrës në krah të Dakos


Pas anulimit të vizitës në Shkodër, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në Durrës.

Sipas deputetëve demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Oerd Bylykbashi, Rama e ka zhvilluar me strukturat e ngushta të PS-së në një lokal 7 kilometra jashtë qytetit.

Ata shkruajnë se arsyeja për këtë është frika nga protesta e qytetarëve.

“Nuk ka me hapesira për Ramen ne Durres. Shkon e vjen ne nje lokal 7 km jashte qytetit si nje mi I trullosur. Vjen dy ore pasi ka filluar mbledhja për te bere fotot e radhes e per te thene qe isha ne Durres.

Kjo sjellje prej burracaku vetem shton shpresat e demokrateve te Durresit dhe mbare Shqiperise.” – shkruan Kadiu në Facebook.

Kurse Bylykbashi në statusin e tij shkruan: “Kryeministri i banditeve qe ka frike njerezit‎

Kryeministri ilegal, nen panikun e protestes qytetare, anuloi nje takim ‎te madh ne Durres dhe ne ilegalitet te plote, organizoi ne periferi te Durresit nje takim me strukturat e ngushta te Partise Socialiste te Durresit qe eshte zhytur ne llumin e krimit. Porosia ishte e hekurt: policia, administrata dhe militantet te mos thonin asgje. Frika po e ben te fshihet ‎kete soj miu qe e quan veten kryeminister.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *