Zona në bllokun e Dajtit në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të fiderit nga kompania e kontraktuar për të kryer punimet nga UKT-ja.
OSHEE ka reaguar për këtë situatë, ndërsa thekson se përfaqësuesit e saj kanë zbritur në terren për të riparuar defektet e krijuara.
“Është dëmtuar fideri 20 kv C14 i Nst Traktori nga firma Senka qe po kryen punime për llogari të UKT. Pa energji zona në bllokun Dajti në Porcelan. Konkretisht kabina Dajti 1 dhe kabina ndregjoni. Po punohet për riparimin e defektit”, njofton OSHEE.