Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Shkodrës njeh dënimin e autoriteteve belge për Safet Bajrin


I dënuar me 9 vite burg për prostitucion, Gjykata e Shkodrës njeh dënimin e Belgjikës për Safet Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka njohur dënimin e drejtësisë belge për dënimin me 8.9 vite burg për Safet Bajrin.

Sipas News24, në mungesë të ekstradimit, Bajri do të vuaj dënimin ën Shqipëri.

Safet Bajri u arrestua mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonë “Xhamllikut” në Tiranë.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Ai u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër, në aksionin e koduar “Oaz”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *