Vendosni fjalën kyçe....

“Hitleri me buzë të kuqe”, fushata përplas spanjollët


Një fushatë reklamash me autobus kundër feminizmit radikal që përmban një imazh të Adolf Hitlerit, të lyer me të kuq buzësh ka shkaktuar trazirë mes përdoruesve të mediave spanjolle.

Diktatori nazist u shfaq në disa autobusë në Madrid, i lyer me make-up së bashku me simbolin “#StopFeminazis.”

Reklama kapi menjëherë titujt e mediave pasi u shfaq në rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Fushata reklamuese u nis nga lëvizja katolike lokale, Hazte Oir për të protestuar kundër ligjit lokal për dhunën gjinore, të cilën e konsideron diskriminuese ndaj njerëzve.

“Nuk është dhunë gjinore, është dhunë në familje”, thotë slogani kryesor i pikturuar në autobus, duke iu referuar një ligji të vitit 2004, i cili në mënyrë specifike godet krimet kundër grave.

Slogani i dytë u bën thirrje politikanëve të krahut të djathtë të shfuqizojnë legjislacionin.

Ligji spanjoll për dhunën gjinore krijoi gjykata të posaçme që merreshin me mizorinë ndaj grave, si dhe ngritjen e qendrave të caktuara të rehabilitimit dhe u vlerësuan nga shoqatat e të drejtave të grave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *