Vendosni fjalën kyçe....

Komediania izraelite bëhit hit në rrjet, i propozon për martesë princit të Arabisë Saudite


Një komediane izraelite, i cila ka thënë se dëshiron të martohet me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është bërë virale në mediat sociale arabe.

Noam Shuster-Eliasi propozoi me shaka  të forconte lidhjen e vendeve nëpërmjet martesës gjatë një interviste në kanalin në gjuhën arabe “i24”.

as ankimit se “askush nuk e pëlqen një vajzë e gjatë dhe të fortë”, komediania 32-vjeçare beqare, u ankua se familja e saj po i bënte presion që të gjente një burrë, madje do pranonte një të tillë edhe jo hebre.

“Unë nuk dua të martohem thjesht më dikë. Unë kam pretendime të larta.” – i tha Shuster-Eliasi gazetares gjatë intervistës.

“Princi është burrë i pashëm dhe me trup të lartëdhe unë e di se tani marrëdhëniet mes vendeve janë shumë të mira”, shtoi ajo.

Ndërkohë që kaloi shkoi pa u vënë re në Izrael, ajo u përhap me shpejtësi në mediat sociale arabe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *