Vendosni fjalën kyçe....

KQZ mblidhet të hënën, zëvendëson 4 deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për t’u dhënë mandatin e deputetit katër kandidatëve nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ata pritet të zëvendësojnë deputetët e kësaj force politike që vendosën djegien e mandateve të tyre, pas një vendimi të përbashkët të oopzitës së bashkuar.

Rendi i Ditës

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *