Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mund Luftëtarin dhe shkon -6 nga Partizani


Në përballjen e luajtur në “Elbasan Arena”, verilindorët kanë thyer 3-0 gjirokastritët e Luftëtarit, duke siguruar tre pikë dhe duke u ngjitur në 44 pikë.

Ishte Vesel Limaj në minutën e 22-të që u jep bluve avantazhin. Në fundin e pjesës së parë, për Kukësin do shënojë Irakli Xarian te goli i dytë dhe skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0 për verilindorët.

Në pjesën e dytë Luftëtari përpiqet të minimizojë rezultatin, por ai që do të shënojë do të jetë sërish Kukësi, kësaj radhe me Valdet Ramën.. Gjithçka në “Elbasan Arena” do të mbyllet me shifrat 3-0, që i lejojnë Kukësit të konsolidojë vendin e dytë dhe të ushtrojë presion te Partizani kryesues.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *